e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Cudira shqiptare! Miqesorja me Vllaznine, Ada luan per 10 minuta me 12 lojtare!

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Cudira shqiptare! Miqesorja me Vllaznine, Ada luan per 10 minuta me 12 lojtare!

Çudirat në futbollin shqiptar nuk kanë të sosur! Në një përballje miqësore mes Vllazninës së Shkodrës dhe Adës së Velipojës, kjo e fundit ka lujatur me 12 lojtarë për plot 10 minuta lojë. Është dashur ndërhyrja e tifozëve, të cilët e kanë kuptuar se çpo ndodh, që më pas të vendoset gjithçka në barazpeshë. Tifozët e Vllazninës janë shprehur mjaft të irrituar me mënyrën se si po ecin punët e organizimt tek skuadra e tyre e zemrës.

“Me vjen keq te permend faktin se sa te organizuar jemi dhe me sa seriozitet e drejtojme Vllazninë, mbase ndeshje miqesore,  por eshte e turpshme qe skuadra kundershtare lot mbi 10 minuta me 12 futbollistë dhe nuk vihet re nga askush, pervec tifozeve qe ishin te pranishem ne stadium. Çdo dite dhe me qesharak. Çdo dite dhe me larg Vllaznisë. Ju lutemi boll luajtët me djersen dhe trashigiminë e te pareve tane.”- shkruajnë tifozët në Facebook.

Ndeshja përfundoi me fitoren e Vllaznisë 6-1.