e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Cmenduria e Monakos, 12 milione sterlina ne vit Murinjos

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Cmenduria e Monakos, 12 milione sterlina ne vit Murinjos
Monako është e gatshme që të mbulojë me ar teknikun portugez, Hoze Murinjo. Sipas mediave britanike, Monako është e gatshme që ta paguajë Murinjon 12 milionë stërlina në vit, një rekord ky për pagën e një trajneri. Monako aktualisht luan në kategorinë e dytë dhe drejtohet nga italiani Klaudio Ranieri.

Me shumë mundësi sezonin e ardhshëm ajo do të luajë në Ligën e Parë sezonin e ardhshëm, por duket se do të jetë e vështirë që Murinjo të pranojë, duke qenë se ekipi i Principatës së Monakos nuk merr pjesë në Ligën e Kampioneve.Portugezi thuhet se vitin e ardhshëm do të drejtojë Çelsin, duke qenë se tashmë është pothuajse e konfirmuar largimi nga Real Madrid në fund të sezonit.