e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Aguero i kerkon falje nepermjet Tuitter David Luiz

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Aguero i kerkon falje nepermjet Tuitter David Luiz
Sulmuesi argjentinas i Mançester Sitit, Serxhio Aguero, ka biseduar nëpërmjet Tuitter me mbrojtësin e Çelsit, David Luiz, ndaj të cilit bëri një ndërhyrje shumë të rrezikshme në gjysëmfinalen e Kupës FA.

Aguero ndërhyri me të dyja këmbët ndaj Luiz, duke rrezikuar dëmtimin e rëndë të mbrojtësit Brazilian. Ai nuk u pa nga ana e gjyqtarit dhe për këtë arsye nuk u ndëshkuar, ndërsa as Federata Angleze e Futbollit nuk mori ndonjë masë. Për këtë arsye, Aguero i ka kërkuar Luiz falje nëpërmjet Tuitter.

“Ishte një reagim impulsiv që nuk duhej të ndodhte”, i ka shkruajtur Aguero mbrojtësit brazilian.