e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Samer: Shaqiri eshte nje lojtar i klasit boteror

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Samer: Shaqiri eshte nje lojtar i klasit boteror
Xherdan Shaqiri ka shkëlqyer në ndeshjen e djeshme të Bajernit të Mynihut kundër Volsburg, e cila përfundoi me rezultatin e thellë 6-1/ Shaqiri ka arritur të shënojë një gol në këtë ndeshje, ndërsa dha edhe tre asiste.

Kjo ka bërë që Shaqiri të vlerësohet lart nga ana e drejtorit sportive të Bajernit, Matias Samer. Sipas këtij të fundit, Shaqiri është një lojtar i klasit botëror.

“Jemi shumë të kënaqur. Shaqiri është lojtari i ndeshjes, ai ishte lojtar i klasit botëror sot(dje)”, ka thënë Samer pas ndeshjes me Volsburg./b.l