Hodgson: Si mund ta quajme kampionati anglez, kur ne te luajne vetem te huajt
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Tekniku i kombëtares britanike, Rei Hodgson, është i shqetësuar me faktin se në kampionatin anglez luajnë shumë futbollistë të huaj. Ai ka thënë se kjo gjë do të ketë pasoja të rënda për futbollin anglez, ndërsa pyeti se si mund të quhet kampionat anglez, kur në të ka shumë pak futbollistë anglezë.
“Një numër i madh i skuadrave që kam ndjekur kohët e fundit, në formacionet e tyre nuk kanë pasur futbollistë anglezë.
Më shumë se dy e treta e lojtarëve në Premier Ligë nuk janë anglezë, prandaj është vështirë që kjo ligë të konsiderohet angleze”, ka thënë Hodgson. Gjatë këtij sezoni, skuarda e Uigan ka thyer një rekord, duke qenë se për 16 ndeshje radhazi, nuk ka pasur asnjë futbollist anglez në formacionin titular. Fulhem e ka bërë këtë gjë në katë ndeshje, ndërsa Arsenal e Uest Bromuiç në një ndeshje.