e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Cicmil, Shtubina dhe Kalaja në kor: Trepikësh i artë

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Cicmil, Shtubina dhe Kalaja në kor: Trepikësh i artë

Një fitore e madhe, që i jep shpresa Vllaznisë për mbijetesën. Stefan Cicmil, Ndriçim Shtubina dhe Arlind Kalaja janë pa dyshim të lumtur për golat, por sigurisht që më i çliruar nga të tre është mbrojtësi malazez. Në harkun e 6 minutave ai shënoi dy gola, një në portën e tij dhe tjetrin në atë të Tiranës.vllaznia"Fatmirësisht shënova dhe e neutralizova atë autogol. Kur i barazova shifrat pata një ndjesi që nuk e shpjegoj dot, pasi të them të drejtën u mërzita shumë pas autogolit. Mendoj se goli që shënova më dha më shumë garanci në vete në pjesën e mbetur.

Mbrojtja në episode të caktuara nuk shkon siç duhet, por dua të them me eksperiencën e Vrapit me punën e mirë që bëjnë Arbri e Marku e po ashtu edhe me lojtarët e rinj, reparti është drejt stabilizimit.

Ne bëmë një takim të mirë dhe arritëm atë që donim, pavarësisht atij fillimi. Shpresoj që në takimin e ardhshëm të marrim një tjetër trepikësh. Pse jo të shënoj sërish, por kësaj here vetëm në portën e kundërshtarit", u shpreh malazezi i Vllaznisë.

Sakaq, Ndriçim Shtubina deklaron se fitorja nuk është rastësi, pasi ata e kishin vlerë- suar mirë Tiranën. "Nuk e nisëm mirë, pas një gabimi që filloi me mua, kaloi te Cicmil e më pas portieri, por nuk u dorëzuam dhe kthyem gjithçka.

Ne harxhojmë shumë energji që në minutën e parë, e ndoshta edhe problemet shëndetësore gjatë javës bënë që të rrinim pak më shumë prapa. Por mendoj se pas një fitoreje të tillë gjithçka u mbyll mirë. Këtë gol do t'ia dedikoj vetes, ndërsa ai që do të shënoj javën tjetër do të jetë i gjithi për djalin tim", thotë kapiteni duke parashikuar rrjetën e radhës.

I fundit, por jo më pak i rëndësishmi ishte edhe goli i Arlind Kalajës. "Ishte një fitore e merituar. Zhvilluam një pjesë të parë të mirë, ndërsa menduam më shumë që të mos ndëshkoheshim. Goli që shënova na dha sigurinë. Këtë gol natyrisht që do ta ndaj me gjithë ekipin, Çinarin që më dha asistin, familjes sime dhe në veçanti me babanë tim. Shpresoj që edhe në takimet e ardhshme të arrij të shënoj dhe të kontribuoj për këtë skuadër", përfundoi sulmuesi.