e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

De Biazi te Kombëtarja e Italisë? Ja çfarë thotë Paolo Tramexani

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
De Biazi te Kombëtarja e Italisë? Ja çfarë thotë Paolo Tramexani

tramezaniXhani de Biazi është kandidat për ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Italisë pas "Euro 2016´´

Federata Italiane e Futbollit është vënë në kërkim një trajneri të ri, pasi Antonio Konte do të largohet nga në përfundim të Europianit pasi do ta marrë drejtimin e Çelsit.

Sipas programit "La Domenica Sportiva", në televizionin shtetëror RAI, në garën për zëvendësuesin e Kontes është tekniku i kuqezinjve.

Përveç De Biasit, kandidat për ta marrë drejtimin e Italisë janë edhe: Roberto Donadoni, Valter Maxarri, Klaudio Ranieri dhe Fabio Kapelo

Megjithatë, ndihmësi i De Biasit, Paolo Tramexani deklaroi se Italia nuk e ka të lehtë ta marrë strategun italian, pasi Shqipëria nuk do heqë dorë kollaj nga ai.

"De Biasi në krye të Italisë? Do të ishte vërtetë e vështirë ta largosh nga Shqipëria. Gjithsesi, nuk e kemi diskutuar asnjëherë këtë çështje", tha ndër të tjera Paolo Tramexani në programin "La Domenica Sportiva".