Chelsea humb 3-0, Murinho: Me te forte pa David Luiz
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Tekniku i Chelseat, Jose Murinho në përfundim të miqësores mes “Le Blues” dhe Werder Bremas, të humbur nga anglezët me rezultatin 3-0, ka nxjerrë në pah sërish natyrën e tij thumbuese. Gjatë një prononcimi për mediat ai ka shigjetuar mbrojtësin brazilian që në këtë seksion merkato u transferua nga Chelsea tek PSG. Sipas number one, kjo nuk e dëmton skuadrën e tij, madje e forcon atë. “Ai është një djalë shumë i mirë, shembullor në sjellje. Sa i takon emocioneve njerëzore ia ndjejmë mungesën, por duket që nga ana sportive ne jemi më të fortë pa të”, – ka thënë Murinho, i cili ka shtuar se dhe me David Luiz rezultati do të ishte i njëjtë. Portugezi duke folur për skuadrën e tij tha se do të qëndrojë me Chelsea-m për aq kohë sa Abramoviç do ia kërkojë një gjë të tillë.