E Enjte, 19 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Angel Di Maria sot ne Paris, Reali do perfitoje 75 milione euro

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Angel Di Maria sot ne Paris, Reali do perfitoje 75  milione euro

Sot është dita vendimtare për transferimin e Di Marias në Francë tek PSG. Sipas spanjolles “El Confidencial”, dita e sotme duhet të jetë dita e transferimit të argjentinasit Angel Di Maria nga Real Madrid tek PSG. Sipas kësaj agjencie lajmesh, Real Madrid dhe PSG  janë takuar gjatë fundjavës dhe kanë rënë dakord për modalitetet e transferimit, ku shifra e cila klubet kanë rënë në ujdi është 75 milionë euro. Kujtojmë që në fillim të kësaj merkatoje vere, PSG shpenzoi 50 milionë euro për transferimin e David Luiz nga Chelsea, çka bëri që UEFA të shprehej e shqetësuar për mosrespektimin e Fair Play financiar. Ndërkohë që nga krahu tjetër Real Madrid pasi bëri dy blerje të bujshme, largon Di Marian, ndërsa më parë largoi edhe Khediran, duke respektuar kështu rregullat e UEFA-s.