e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Champions League, Skenderbeu bie ne Kazakistan

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Champions League, Skenderbeu bie ne Kazakistan

Skuadra e Skënderbeut është ndalur në ndeshjen e parë të turit të tretë kualifikues për në Champions League, teksa u mposht 3-0 nga kazakët e Shakhter Karagandy. Vendasit e nisën mjaft mirë ndeshjen, teksa kaluan në avantazh që në minutën e 8-të të takimit, me anë të Aldin Dzidic. Pjesa e parë përfundoi me këto shifra.

Në pjesën e dytë, ukrainasit godasin sërish, në minutën e 79-të, Roman Murtazayev dyfishoi gjithçka përpara se Sergey Khizhinchenko të trefishonte përfundimisht rezultatin. Tashmë Skënderbeut i duhet një fitore 4-0 në shtëpi që të kualifikohet për më tej.