Champions League/ Real MadridRoma 0-0
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Reali Mardrid-Roma është njëra nga dy sfidat që do të luhen sonte (ora 20:45) në takimet e vlefshme për 1/8 e Ligës së Kampionëve.
Takimi i parë i luajtur në "Olimpiko" përfundoi me rezultatin 0-2 për madrilenët. Edhe pse shifrat flasin në favor të skuadrës së drejtuar nga Zidane, trajneri i Romës, Spaleti, ka deklaruar para fillimit të ndeshjes se shkojnë në Spanjë për një rezultat pozitiv.
Ndeshja tjetër e Champions-it luhet mes Volfsburgut dhe Gentit. Volfsburgu arriti të fitojë takimin e parë me rezultatin 3-2.
FORMACIONET ZYRTARE:
REAL MADRID (4-3-3): Navas; Danilo, Sergio Ramos, Pepe, Marcelo; Modric, Casemiro, Kroos; Bale, Ronaldo, James Rodriguez.
Trajner: Zidane
ROMA (4-2-3-1): Szczesny; Florenzi, Manolas, Zukanovic, Digne; Keita, Pjanic; Salah, Perotti, El Shaarawy; Dzeko.
Trajner: Spaleti