Zbulohet hakeri i klubeve të futbollit, ish-hajdut bankash (FOTO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Siguronte informacione sekrete nga klubet më të famshme në botë dhe më pas i shantazhonte, 'ose më jepni para, ose të dhënat do t'i publikoj në internet'.
Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Rui Pinto është identifikuar si njëri prej hakerave më të mëdhej që publikonte informacione tepër sekrete nga klubet në "Football Leaks".
Fillimisht, lajmin e ka bërë të ditur gazeta spanjolle "Marca", e cila shkruan se 27-vjeçari është nga Portugalia dhe jetonte në Budapest.
Më herët, Pinto ka qenë i akuzuar për tentativë vjedhjesh në banka, por me sa duket gjuetia ndaj klubeve të futbllit ishte më e lehtë për të. "Ai zotëronte disa teknika hakerimi për vjedhjen e informacioneve sekrete ndaj klubeve dhe ndihmohej nga disa persona të tjerë",-shkruajnë mediat e huaja.
Mes tyre është edhe emri i avokatit Anibal Pinto, me të cilin komunikonte nëpërmjet internetit për mos u zbuluar me pseudonimin "Tor".
