e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Champions, Cristiano Ronaldo thyen rekordin e Messit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Champions, Cristiano Ronaldo thyen rekordin e Messit

Me golin e shënuar ndaj Juventusit, Cristiano Ronaldo e ka thyer rekordin e golave të shënuar në Champions League brenda një viti kalendarik. Portugezi, i cili po kalon një formë maksimale këtë edicion, në minutën e 52-të e barazoi rezultatin në Torino, pasi Biankonerët udhëhiqnin nga pjesa e parë.

Ky ishte goli i tetë i 28-vjeçarit brenda katër ndeshjeve në Grupin B dhe i 14-ti brenda vitit 2013 dhe në këtë mënyrë thyen rekordin paraprak prej 13 golash që e kishte vënë Lionel Messi në vitin 2012. Për CR7, ky ishte goli i 59-të në garën më të madhe evropiane për klube dhe tani i duhet vetëm edhe një gol për të lënë prapa Ruud van Nistelrooyn, pastaj ai do të ndjekë vetëm Messin (63 gola) dhe Raulin (71 gola) për të marrë kryesimin si golashënuesi më i mirë në histori të Ligës së Kampionëve. Mirëpo, padyshim se argjentinasi nuk do t’ia bëjë të lehtë këtë punë.