Cfare duhet te dini per ndeshje Gjermani-France
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Didier Deschamps i druhet eksperiencës së Gjermanisë, ndërsa Joachim Low ka frikën e gjendjes shëndetësore të lojtarëve. Gjermania ka arritur në gjysmëfinale në tre kupat e fundit të botës dhe Deschamps thotë se ata mund të jenë të favorizuar.
“Gjermania është mësuar me këtë kompeteticion”, thotë francezi. “Eksperienca është më shumë në anën e tyre, por ne do të luajmë ndeshjen tonë.” Por ndeshja e sotme është një mundësi për Francën për hakmarrje.
Gazeta franceze “L’Equipe” ka botuar foton e famshme të gjysmëfinales së vitit 1982, kur Gjermania Perëndimore fitoi me penallti. Gjermania Perëndimore gjithashtu e ka mundur Francën dhe në gjysmëfinalen e 1986-ës në Meksikës.
Gjermani para se të niste Kupa e Botës ishte shpresa e madhe e Evropës për të fituar titullin kampion. Sot ata do të luajnë në Maracana për t’u bërë gjysmëfinalistja e parë e “Brazil 2014”.
Trajneri i Gjermanëve insiston se ekipi që ai drejton do të përmirësohet në ndeshjen e sotme, pas performancës së dobët ndaj Algjerisë.
Ekipet kanë luajtur 25 ndeshje, ku Franca ka fituar 11 dhe Gjermania 8, ndërsa 6 kanë përfunduar në barazim.
Fakte interesante
Gjermania ka 15 ndeshje ndërkombëtare që nuk humbet.
Gjermania ka arritur tre herë radhazi gjysmëfinalen, si asnjë ekip tjetër.
Franca i ka shënuar të gjithë golat e kësaj kupe nga brenda zonës (10).
Franca ka humbur vetëm 1 nga 10 ndeshje të luajtura në Brazil.