e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Holanda fiton me penallti ndaj Kosta Rikes, ne gjysmefinale me Argjentinen

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Holanda fiton me penallti ndaj Kosta Rikes, ne gjysmefinale me Argjentinen

Holanda do të jetë ekipi i katërt që plotëson gjysmëfinalet e Kupës së Botës.  Holanda ka arritur që të kualifikohet në gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror, pasi mposhti vetëm në penallti Kosta Rikën. Në një ndeshje spektakolare dhe të jashtëzakonshme, holandezët e drejtuar nga Van Gal, kanë arritur të fitojnë me penallti duke u kualifikuar mes 4 më të mirave të Botës.

Kosta Rika luajti gjatë 120 minutave me idenë për të shkruar te penalltitë dhe ia doli, por nuk mundi të triumfojë. Ndeshja ishte e mbushur plot me aksione nga të dyja ekipet por goli mungoi deri në fund. Holanda nuk ka arritur dot që të gjejë golin, edhe pse u afrua shumë me Snejder-in në minutën e 82-të, ku goditja e tij u ndal nga shtylla.

Ndeshja shkon me penallti, por vetëm 1 minutë para se të mbyllej shtesa, Van Gal aktivizon portierin e dytë, Tim Krul, duke i besuar atij penalltitë. Kosta Rika ishte ekipi që gaboi më shumë ndërsa holandezët ishin të saktë. Tani Holanda do të ndeshet në gjysmëfinale me Argjentinën në një tjetër duel interesant, ku kjo e fundit është për herë të parë në gjysmëfinale pas 24 vitesh dhe shpreson për një trofe pas 28 vitesh.