e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Berhami: E pashe Messin si i lutej zotit per shtyllen e Xhemailit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Berhami: E pashe Messin si i lutej zotit per shtyllen e Xhemailit

Futbollisti i kombëtares zvicerane, Valon Behrami ka treguar disa detaje të rëndësishme të ndeshjes mes Zvicrës dhe Austrisë në Kupën e Botës. Sipas tij, kur sulmuesi shqiptar Blerim Xhemaili gjuajti me kokë topin në minutat e fundit të ndeshjes, Messi po i lutej zotit që topi të mos hynte në portë.

“Deri sa Blerimi gjuajti me kokë, e pashë Messin se si i lutej zotit që topi mos hynte në portë”, tha ai.

Valon Behrami ka pasur detyrën më të vështirë si mbrojtës i Zvicrës për ndeshjen me Argjentinën, ku i është dashur të jetë ‘hija’ e futbollistit më të mirë në botë, Lionel Messit. Ai tregon se e ka kryer më së miri këtë detyrë, sa që ka marrë lavdërime të shumta. Behrami shton se një moment ka qenë aq afër Messit duke mos e lejuar këtë të fundit të lëvizë shpejt, aq sa Messi është detyruar të shtyjë futbollistin shqiptar nga Mitrovica.

“Nuk e di nëse duhet të jemi krenar për lojën apo të zhgënjyer për mundësinë e humbur për të shkruajtur historinë. Bëmë një gabim dhe u dënuam”, tha Behrami.