Obama i telefonon Hauardit: Bravo, por hiq mjekren!
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
“Na kenë bërë krenarë”. Presidenti i Amerikës, Barak Obama, i ka telefonuar personalisht portierit të kombëtares së SHBA-ve Tim Hauard dhe kapitenit Klint Dempsi për t’i përgëzuar për paraqitjen e mirë të bërë në Botërorin e Brazilit.
Obama madje ka bërë edhe shaka me numrin një të portës amerikane, duke e ftuar “të heqë mjekrën”.
Skuadra e Klinsmanit u eliminua në 1/16-ën e finaleve nga Belgjika në kohën shtesë, por deri këtu arritën falë portierit të tyre hero, i cili u shndërrua në një “Superman” me pritjet e tij kundër belgëve.