e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Celsi shkarkon Di Mateon

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Celsi shkarkon Di Mateon
Pas humbjes përballë Juventusit, Celsi ka shkarkuar menjëherë trajnerin Roberto Di Mateo. Lajmi është bërë i ditur nga klubi anglez nëpërmjet Tuiterit, ku thuhet se vendimi ka ardhur pas rezultateve të dobëta. Klubi bën me dije se shumë shpejt do të emërohet zëvendësuesi i trajnerit italian. Me humbjen 3-0 në Torino, Çelsi thuajse është eliminuar nga Liga e Kampionëve. Di Mateo drejtoi Ceslin drejtë fitimit të Ligës së Kampionëve që bindi pronarin e klubit për aftësitë e tij por po ky kompeteticion i ka “bërë gropën”.

Pas pesë ndeshjes në Grupin E, Celsi ndoeht në vendin e tre të me 7 pikë. Ndeshjen e fundit do ta ketë me Nordsjalandin por më shumë fati i saj do të jetë i varur nga rezultati i takimit Juventus-Shaktar që kryesojnë grupin përkatësisht me 9 dhe 10 pikë.