Edgar Cani drejt Lech Poznanit, qetesohet Polonia
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Edgar Çani mund të kalojë tek Lech Poznan. Janë mediet polake ato që kanë konfirmuar një fakt të tillë dje. Mësohet se mes shqiptarit dhe përfaqësuesve të tij, si dhe skuadrës së tij aktuale Polonias së Varshavës, kanë filluar tratativat që ai të kalojë në janar tek ky ekip. Faktikisht, ditë më parë Çani është parë në stadiumin e ndeshjes mes Polonias dhe Lech Poznanit edhe pse ai nuk ka dashur që të shihet nga sytë e kureshtarëve, e duke qëndruar larg. Gjithsesi, mediet e kanë identifikuar, por ajo që është zbuluar kalon më tej. Mes lojtarit dhe dy klubeve në fjalë kanë nisur bisedimet për një transferim të mundshëm të tij në skuadrën tjetër polake. Vetë drejtuesit e Lech Poznan pohojnë se janë në bisedime paraprake për kalimin e shqiptarit në skuadrën e tyre.
“Për momentin mund të themi vetëm që jemi në bisedimet e para. Më shumë mund të flasim vetëm kur të hapet merkato. Janë rregullat e lojës dhe duhet t’i pranojmë”,-është shprehur një prej drejtuesve të Lech Poznanit. Kujtojmë që rroga e shqiptarit për tri vitet e ardhshme shkon deri 900 mijë euro.Prej muajsh Çani është kthyer në një çështje tek ekipi i Polonias. Ai ka dalë kundër presidentit, braktisi skuadrën dhe tani pasi ofendoi trajnerin e skuadrës u dënua të stërvitet me ekipin e të rinjve. Sigurisht, ai nuk është më pjesë e skuadrës dhe janari pritet të jetë muaji i transferimit për të në një skuadër tjetër që duket se do të jetë polake. Gjithsesi, mund të ndodhë që shqiptari, i cili ka kërkesa nga shumë skuadra të luajë nga janari e në vazhdim në një klub tjetër, pasi me Polonian gjithçka është mbyllur.
Bala i ndeshëm: Topi ishte në vijë
Bekim Bala, shkodrani i cili ka qenë iniciatori i një goli për Spartën e Pragës dje ka sqaruar se goli i Spartës në fund mund të mos ishte i rregullt. Me ndershmëri ka pranuar se topi ra në vijë dhe jo brenda portës. “Jam i kënaqur me tre pikët dhe fitoren. Goli ishte brenda apo jo? Pas ndeshjes pamë kasetat. Topi ra mbi vijën e portës. Mund të mos ishte gol, por gjyqtari ishte ai që vendosi për gol, sepse panë që ne mund të shënonim sërish”,- është shprehur me zemër të hapur sulmuesi shqiptar i Spartës së Pragës.