e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Celsi refuzon 35 milion euro te Barcelones per David Luiz

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Celsi refuzon 35 milion euro te Barcelones per David Luiz

Londinezët e Çelsit duket se kanë refuzuar një ofertë të rëndësishme për mbrojtësin Brazilian, David Luiz. Sipas mediave britanike, Barcelona ka ofruar 35 milion euro për 26-vjeçarin. Oferta është refuzuar nga ana e drejtuesve të Çelsit, të cilët e kanë konsideruar atë shumë të ulët. Barcelona është duke kërkuar me ngulm një mbrojtës qendror, pas problemeve që hasi sezonin e kaluar në repartin e tërhequr.

Katalanasit janë duke këmbëngulur edhe për blerjen e brazilianit tjetër, Tiago Silva, por kjo duket pothuajse e pamundur, pasi PSG nuk ka ndërmend të hyjë në negociata për shitjen e tij. Për këtë arsye, drejtuesit e Barcelonës i kanë hedhur sytë tashmë edhe nga mbrojtësi i Liverpulit, Daniel Ager.