e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Tirana ne kaos, Kryesia ne fushate per Bashen

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Tirana ne kaos, Kryesia ne fushate per Bashen

Mbledhja e Kryesisë së klubit të Tiranës, e cila ishte parashikuar të mbahej ditën e djeshme, ka dështuar. Shkak për këtë është bërë fakti se pjesa më e madhe e anëtarëve të Kryesisë nuk janë paraqitur. Në këtë mbledhje kanë marrë pjesë vetëm administrator Krenar Alimehmeti dhe anëtarët e bordit, Fortuzi, Mema dhe Reçi. Në këtë mbledhje pritej të diskutohej për të ardhmen e Tiranës, e cila ndodhet në një situatë kritike, por duket se anëtarët e Kryesisë janë përfshirë në fushatën e Bashës për t’u zgjedhur në krye të PD-së.

Tirana ka pasur problem të shumta dhe tashmë është në kaos për shkak të mungesës së financave. Për këtë arsye, shumë prej lojtarëve janë larguar, ndërkohë që për merkato në këto moment as që flitet tek Tirana. Tifozët tashmë i druhen asaj që ndodhi me Partizanin dhe Dinamon. Por këtë radhë, duke se shkatërrimi i ekipit më me traditë në futbollin shqiptar, po bëhet me qëllim.