e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Celina, shqiptari 15-vjeçar te Man. Siti

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Celina, shqiptari 15-vjeçar te Man. Siti
Në një periudhë kur shpenzon miliona euro në merkato për yjet e futbollit botëror, Mançester Siti tregohet mjaft aktiv edhe në afrimin e talenteve premtues. I fundit që iu bashkua klubit anglez të drejtuar nga sheikët arabë është 15-vjeçari shqiptar, Bersant Celina. Futbollisti i vogël, i cili ka spikatur me klubin norvegjez, Stromsgodset, së fundmi ka pranuar një kontratë 3-vjeçare të ofruar nga Roberto Mançini.

Talenti i lindur në Prizren, por që ka pasaportë norvegjeze dhe luan me përfaqësuesen U-15 të këtij vendi, do të bashkohet me “sitizëns”, duke nisur prej verës së ardhshme, pasi më parë duhet të përfundojë shkollën. Interesant është fakti se për të siguruar Celinan, Mançester Sitit i është dashur të mposhtë konkurrencën e disa klubeve. Në krye të skuadrave të interesuara për talentin shqiptar ishte Liverpuli, ndërsa ai ndiqej edhe nga Bllekbërni, Hanoveri e Këlni. “Ky është realizimi i ëndrrës së çdo djaloshi. Besoj se ky transferim është diçka mjaft e mirë për mua”, - tha 15-vjeçari për “Drammens Tidende”.