Haxhi Krasniqi u shpall kampion i Europes ne WBO
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Haxhi Krasniqi shpallet kampion i Europës në peshat gjysmë të rënda, në versionin WBO. Në “Branderburger Halle” të Frankfurtit, 24-vjeçari shqiptar nga Juniku i Kosovës mundi me “knock out” teknik në raundin e katërt, rivalin e tij, francezin Abdelhakim Derghal, duke u bërë shqiptari i dytë, pas Nuri Seferit, që fiton një gjerdan të artë në versionin WBO, një nga katër federatat kryesore të boksit botëror. Haxhi Krasniqi është një nga boksierët më të talentuar të viteve të fundit, i cili sikurse edhe Luan Krasniqi, bokson për Gjermaninë. Boksieri i ri kosovar me pasaportë gjermane, që në fillim e sulmoi kundërshtarin e tij, duke kombinuar shpesh goditjet. Ai e ka dominuar plotësisht raundin e parë, duke e vënë herë pas here në vështirësi francezin Derghal.
Edhe raundi i dytë i kësaj sfide ka folur sërish për Krasniqin, i cili falë aftësive të mira fizike ka mundur të çojë kundërshtarin e tij në “knock down”. Situata nuk ka ndryshuar as në raundin e tretë, ku kosovari i shkaktoi Derghal edhe një tjetër “knock down”. Gjithçka po shkonte më së miri për junikasin, i cili ka pasur në favor edhe mbështetjen e tifozëve të pranishëm në “Branderburger Halle” të Frankfurtit.
Në raundin e katërt Krasniqi e ka vënë përpara kundërshtarin edhe falë disa grushteve me të djathtën, përpara se Derghal të dorëzohej plotësisht përballë boksierit kuqezi, falë një knock out” - teknik, i cili detyroi trajnerin e francezit të ndërpriste ndeshjen duke hedhur peshqirin në mes të ringut, me synimin për të mbrojtur boksierin e tij. Për 24-vjeçarin Krasniqi, ky ishte suksesi i 36-të në karrierë dhe i 35-ti radhazi. Gjerdanin e artë, i cili u la vakant, pas tërheqjes së kampionit Tomas Kovaç, Krasniqit ja dorëzoi menaxheri i tij, Ulf Steinfort, i cili e ka ndihmuar shqiptarin të cilësohet si një nga tre boksierët më të mirë në peshën e tij në Gjermani.