e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Ahmet Januzi, goli shqiptar ne Ukraine (VIDEO GOLIT)

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ahmet Januzi, goli shqiptar ne Ukraine  (VIDEO GOLIT)
Ahmed Jonuzi po shndërrohet në një nga lojtarët kryesorë të Vorsklas së Poltavës në këto sezonet e fundit. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka realizuar dje një gol shumë të rëndësishëm për ekipin e tij në fitoren 3-2 në shtëpi ndaj Tavriya Symferopol. Koha e rregullt i kishte gjetur të dy skuadrat te barazimi 2-2, por atëherë kur gjithçka dukej se do të mbyllej ashtu, Januzi ka realizuar në shtesë golin e fitores 3-2.

Sulmuesi tjetër, Erjon Bogdani, aktivizohet për 88 minuta si titullar, por nuk mundet të ndihmojë Cezenën, e cila mundet 2-0 në Siena. Azal i Ervin Bulku humbi 2-1 në shtëpi me Revan për kampionatin e Azerbajxhanit. Mesfushori kuqezi luajti 90 minuta të plota. Të premten, Khazara Lankaran i Elvin Beqirit (në tribunë) barazoi 2-2 në transfertë me Bakun.