Cana fiton Kupen e Italise: Krenar per suksesin historik
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kundër Romës, Lorik Cana ka treguar agresivitetin që e karakterizon gjithnjë në fushë. Tashmë mbrojtësi shqiptarë është ambientuar siç duhet me kampin bardhekaltër, dhe gjatë derbit e vërtetoi qartë këtë. Mbrojtësi shqiptar ka qenë një ndër lojtarët më të mirë në fushë. Jo më kot Petkoviç i besoj çelsat e mbrojtjes bardhekaltër. Lorik Cana, i intervistuar përballë mikrofonave të ‘Rai’, e komenton me krenari të madhe këtë trofe të fituar prej tij: “Është një prej ditëve më të rëndësishme të karrierës time.
E merituam fitoren, dhe dua t’ia dedikoj këtë trofe tifozëve të cilët na kanë qëndruar shumë pranë gjatë këtij sezoni, por mbi të gjitha dje. Jam i lumtur njëkohësisht dhe krenar sepse kam shkruar një pjesë të historisë së këtij klubi”. Përsa i përket të ardhmes, mbrojtësi shqiptarë thotë: “Dëshira ime është të qëndroj këtu. Nëse kemi të njëjtat ide me klubin prioriteti im është Lacio” Pra me pak fjalë, mbrojtësi shqiptar nuk ka ndërmend të largohet nga skuadra kryeqytetase.