Barca merr Nejmarin, tenton edhe Januzajn
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Nejmar sezonin e ardhshëm do të luajë te skuadra e Barcelonës. E përditshmja prestigjioze “Marca” ka bërë me dije dje se braziliani ka arritur të gjejë marrëveshjen me klubin spanjoll dhe në ditët e ardhshme pritet firma mbi kontratë. Mësohet se Barcelona, pas disa orësh negociata në Brazil mes drejtuesve të Santos, lojtarit dhe babait, që është njëkohësisht menaxher i tij, ka gjetur akordin e shumëpritur.
Operacioni për ta transferuar sulmuesin në Katalonjë kap shifrën komplekse të 50 milionë eurove, ndërsa braziliani do përfitojë 7 milionë euro në sezon për 5 vitet e ardhshme. Me të gjitha gjasat, klubi i Barcelonës do ta zyrtarizojë blerjen e lojtarit sot, në përfundim të takimit ndaj Espanjolit. Adnan Januzaj – Kosovari me nënshtetësi belge, i cili sivjet është zgjedhur futbollisti më i mirë i skuadrave rezervë të Premier Ligës, ka përfunduar nën fokusin e vëzhguesve të Barcelonës.
Talenti 18-vjeçar, i cili nuk u ka dhënë ende një përgjigje të qartë ftesave të Federatës Shqiptare të Futbollit, aktivizohet dhe ka shkëlqyer në radhët e rezervave të Mançester Junajtid. Mirëpo duket se cilësitë e tij nuk u kanë shpëtuar syve të katalanasve, të cilët kanë bërë gati një ofertë për futbollistin. Natyrisht që, sapo e kanë mësuar këtë lajm, drejtuesit e “djajve të kuq” kanë nisur të marrin masat që të blindojnë Januzajn, duke qenë se vetëm në 12 muajt e fundit kanë humbur tri talentet e mëdhenj si Pol Pogba, Ravel Morrison dhe Zeki Frajers. Prandaj Aleks Ferguson, i cili tashmë do të merret me menaxhimin e përgjithshëm të klubit, nuk kërkon të humbë Adnan Januzajn, i cili mësohet se shihet me sy të mirë edhe nga trajneri i ri, Dejvid Mojes, që në sezonin e ardhshëm mund ta transferojë 18-vjeçarin shqiptar në ekipin e parë.