Zbardhen kerkesat e Murinjos te Celsi
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Media britanike ka zbuluar kërkesat zyrtare të Zhoze Murinjos sa i përket merkatos së futbollistëve te klubi i tij i ardhshëm, Çelsi. Trajneri portugez ka kërkuar përforcime në çdo repart, madje me emra prestigjiozë dhe me kosto të lartë. Plani i tij është që të rrisë ndjeshëm konkurrencën dhe të ketë mundësi për të bërë rotacion, duke qenë se kalendari i klubeve angleze është mjaft i ngjeshur. Lista e dëshirave nis me Radamel Falkaon. Sulmuesi kolumbian është futbollisti kryesor që Mou e do te Çelsi, si “shpëtim” për mungesën e finalizimit nga ana e lojtarëve si Torres apo Ba. Për kartonin e kolumbianit të Atletikos së Madridit nuk mund të ofrohen më pak se 50 milionë euro.
Dëshira e dytë është mesfushori spanjoll Isko. 21-vjeçari është kërkuar me ngulm nga Reali i Madridit, por trajneri portugez u ka shpallur hapur luftë për lojtarin, i cili pritet të ketë një rol mjaft të rëndësishëm te londinezët, duke qenë “Ozili” i ri i Zhozesë. Surprizë është emri i Hulkut, një tjetër kërkesë për repartin e avancuar. “Speciali” e kërkon jo vetëm se do ishte një alternativë për Falkaon në sulm, por edhe sepse mund të përdoret si sulmues krahu, në varësi të ecurisë së ndeshjes. Andre Shyrrle, që është thuajse një lojtar i Çelsit, do përdoret gjithashtu për të rritur konkurrencën në krahët e mesfushës, ku aktualisht Hazard dhe Mata kanë qenë titullarë të padiskutueshëm. Madje, gjermani që luan me Leverkusenin, është aktivizuar jo pak herë edhe si sulmues i dytë. I përzgjedhuri për të qenë “muskuli” apo “muri” i ekipit, pra si mesfushor mbrojtës, është Maruan Felaini i Evertonit.
Por, realizimi i blerjes së këtij të fundit duket një mision mjaft i vështirë. Ai kërkohet me insistim edhe nga Mançester Junajtid, ku do të rigjente David Mojesin, me të cilin ka një raport të shkëlqyer. Murinjo ka “urdhëruar” që belgut t’i bëhet një ofertë e majme financiare, në mënyrë që të veshë fanellën e bluve të Londrës. Ndërkohë, zbulimi duket se është Eliakuim Mangala. Ka vetëm një sezon që luan me Porton, por mbrojtësi i qendrës ka një fizik mbresëlënës dhe trajneri portugez e shikon si një kandidat të rëndësishëm për titullar. Nuk është hera e parë që Murinjo bën eksperimente të suksesshme me mbrojtësit e rinj, madje rasti më i freskët ka të bëjë me Rafael Varanen, i cili la në stol Pepen. Në fakt, Mangala duhet të lërë në stol Terrin….
Kontrata - Media britanike ka zbuluar edhe kontratën e “specialit”. Ai do përfitojë plot 15 milionë euro në sezon te Çelsi, duke pasur një diferencë të ndjeshme përfitimi, krahasuar me kolegët e Premier Ligës. Madje, ai përfiton 3 milionë euro më tepër sesa te Reali i Madridit.
Kurtua - Portierit të talentuar që është në pronësi të Çelsit, i përfundon huazimi te Atletiko e Madridit. Murinjo do kërkojë që ai të rikthehet te Çelsi, ku i garanton një rol prej titullari në të paktën gjysmën e ndeshjeve të sezonit. Në fakt, portugezi do përdorë të njëjtën taktikë si edhe te Reali i Madridit, duke rritur ndjeshëm konkurrencën edhe në portë.