Tare: Vitin tjeter duam Championsin
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Lacio fiton derbin më të rëndësishëm, dhe një duartrokitje e veçantë i shkon drejtorit sportiv Igli Tare, i cili me një buxhet të limituar ka formuar një grup të aftë për të fituar ndeshjen më të rëndësishme të vitit: “Jemi shumë të lumtur – ka thënë për Rai Sport Igli Tare – sepse kemi kurorëzuar siç duhet një sezon fantastik. Jam i lumtur për djemtë, tifozët dhe për qytetin e Romës sepse tani do festojnë të gjithë”. Tare është i lumtur, dhe i vetëdijshëm që ky grup se ka thënë ende fjalën e vetë në kampionatin italian: “Po përpiqemi të formojmë një grup solid, i cili të ndihet pjesë e familjes tonë.
Të punosh në Romë është shumë e vështirë, unë përpiqem çdo ditë së bashku me stafin t’ia transmetoj këto vlera skuadrës dhe mendoj se jemi në rrugën e duhur. Tani le ta shijojmë këtë arritje, sepse më vonë na pret një detyrë e vështirë. Merkato? Mendoj se lojtarët e ardhshëm që do blejmë do jenë të moshës 25-26 vjeçare”. Tare, ëndërron të kualifikohet në Champions sezonin që vjen me Lacion e tij: “Jemi të vetëdijshëm për dëshirat e tifozëve, të cilat janë po aq të rëndësishme edhe për ne. Detyra jonë është të përmirësojmë sa më shumë këtë grup. Unë dëshiroj ta përmbush sa më mirë detyrën tim, sepse sezonin që vjen dua të kualifikohemi në Champions. Shpresoj shumë se do arrijmë ta realizojmë këtë objektiv që i kemi vënë vetes” – ka përfunduar Igli Tare.
Shqiptarët e Lacios
Lorik Cana nuk është shqiptari i vetëm që mban mbi supe fanellën e Lacios, sepse përveç qendërmbrojtësit të Kombëtares shqiptare i cili shkëlqyer gjatë ndeshjes së djeshme, është edhe portieri i talentuar Thoma Strakosha, i cili brenda një kohe të shkurtër është shndërruar në zgjedhjen e dytë. Përveç tyre në skuadrën e të rinjve të kryeqytetit aktivizohet edhe mbrojtësi 19-vjeçar Amir Bilali.
Precedenti Lushta
Shqiptari tjetër që ka fituar kupën e Italisë përpara Lorik Canës ka qenë sulmuesi Riza Lushta me Juventusin gjatë sezonit 1941-1942. Sulmuesi shqiptarë me fanellën e bardhezinjëve ka shënuar 49 gola në 85 ndeshje. Kujtojmë që Riza Lushta përpara se të transferohej në Itali ku ka luajtur edhe me Napolin e Sienën ka veshur edhe fanellën e Tiranës, gjatë sezonit 1934-1939.