e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Cana: Në Francë për të mbajtur lart ngjyrat e kombit tonë

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Cana: Në Francë për të mbajtur lart ngjyrat e kombit tonë

Gjatë konferencës së sotme për shtyp në Austri në prag të miqësores, Lorik Cana ka folur rreth përfaqësimit të Shqipërisë në Francë.Lorik-CanaKapiteni i kuqezinjve theksoi që në Europian do të përpiqen që të bëjnë diçka të jashtëzakonshme për të mbajtur lart ngjyrat e kombit.

"Mendoj se të gjitha skuadrat e kualifikuara gjatë eliminatoreve sigurisht që kanë kualitet dhe forcë dhe në Europian janë për meritë të tyre. Për ne është diçka e veçantë sepse kjo është hera e parë që kualifikohemi në Europian dhe është diçka që e kemi dashur vërtet shumë. Kjo arritje erdhi sepse ne duam përherë të bëjmë diçka të jashtëzakonshme për të përfaqësuar më se miri vendin tonë, kështu që do të shkojmë në Francë me shumë uri dhe shumë dëshirë për të mbajtur lart ngjyrat e kombit tonë".