e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Brahimi pendohet, kerkon te rikthehet ne kombetaren shqiptare

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Brahimi pendohet, kerkon te rikthehet ne kombetaren shqiptare
Futbollisti me origjinë nga Kosova, Mërgim Brahimi, duket se është penduar për refuzimin që i bëri Shqipërisë pak muaj më parë, duke vendosur që të luajë për Zvicrën

Burimë zyrtare pranë Federatës Shqiptare të Futbollit konfirmojnë se mesfushori 21-vjeçar i Grasshopers, ka kontaktuar jo në mënyrë të drejpërdrejtë me shefin se zyrës së talentevem Redi Jupi, për të kuptuar nëse dyert e kombëtares janë ende të hapura për të, edhe pse në muajin shkurt i theu zemrat e shqiptarëve, duke refuzuar ftesën e trajnerit Skënder Gega për ndeshjen miqësore me Maqedoninë.

Mësohet se përgjigja e Jupit se ka qenë negative, pasi sipas tij, kombëtarja kuqezi nuk është një institucion të cilin futbollistët mund të përdorin për interesa personale.

Edhe nëse zyra e talenteve do ta pranonte kërkesën e Brahimit, rikthimin e tij në kombëtare nuk e lejon një vendim i komitetit ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit, sipas të cilit, nëse një futbollist refuzon grumbullimin në përfaqësuese, ai nuk mund të rikthehet në asnjë rrethanë, edhe nëse do të jetë shumë i nevojshëm për skuadrën. Kjo masë ekstreme është marrë për t’u kujtuar të rinjve me origjinë shqiptare që nëse pranojnë të veshin fanellën kuqezi, duhet ta repsektojnë atë deri në fund, në të kundërt do të përjashtohen përgjithmonë.