e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Adrian Mutu kerkon te biresoje femijen e gjetur ne tub!

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Adrian Mutu kerkon te biresoje femijen e gjetur ne tub!
Futbollisti i njohur rumun, Adrian Mutu ka shprehur dëshirën e tij për të adoptuar fëmijën e gjetur  në tubacionet e shkarkimi në ditë më parë. Ai e ka cilësuar shpëtimin e tij një mrekulli të zotit. Mutu ka thënë se do të flasë me prindërit e foshnjes për të arritur në një marrëveshje ligjore.

Bebja ishte hedhur në tualet nga e ëma, dhe kishte ngecur në një prej tubave të shkarkimit, kur u gjet nga punonjësit e shpëtimit. Fëmija u dëgjua duke qarë nga banorët e pallatit, në një prej korridoreve publike të një ndërtese, sipas televizionit shtetëror kinez.

Sipas autoriteteve, nëna e fëmijës ishte identifikuar. Ajo ishte një vajzë 22-vjeçare e pamartuar. Deri tani ka pasur katër familje që janë ofruar ta adoptojnë këtë fëmijë, i mbijetuar në mënyrë të pabesueshme. Foshnja peshon 2.8 kilogramë dhe kishte ende placentën të ngjitur pas trupit të tij kur u shpëtua. Procesi i shpëtimit të djalit ka zgjatur dy orë dhe rasti ka ngjallur zemërim në Kinë dhe vende të tjera të botës, pasi videoja e xhirimeve nga shpëtimi i tij u hodh në internet.