e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Brace i irrituar me tifozet e Tiranes: Fashiste, qe duhet te pergjgjen para ligjit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Brace i irrituar me tifozet e Tiranes: Fashiste, qe duhet te pergjgjen para ligjit

Derbi i kryeqytetit Partizani-Tirana për fat këtë radhë ka kaluar pa skena dhune. Por, në stadium janë parë disa parrulla që nuk kanë lënë pa sjellë reagime. Sidomos parrullat e tifozëve të Tiranës.

Në një prej tyre shkruhej: “Për ju ne hapim Aushvicin”.

Deputeti socialist, Erion Braçe, është shprehur shumë i irrituar me këto parrulla, duke i cilësuar fashiste.

“Ishin tre “parullat” dje në stadium, shkruar e demonstruar nga tifozët e Tiranës;

E para: “1991, fund marrëzisë”, shkruar në një bezë të zezë, shoqëruar me grafikën e rënies së monumentit të E.H dhe stemën e Partizanit.

E dyta: “Partizan ka dhe Beogradi, Tirone ka një”.

E treta dhe më e rënda: “Për ju ne hapim Aushvicin”, shkruar e zezë mbi të bardhë, drejtuar Partizanit dhe mbështetësve të tij.

Unë e di që ka plot injorantë që nuk u dinë kuptimin e fjalëve, vendeve, ngjarjeve, nuk dinë as çfarë përfaqësojnë për vendin e për botën ato që thonë.

Por, këta injorantë bëjnë dëm, dëm të pashembullt.

Po pres prej dje presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit të dalë e të mbaj qendrim në emër të institucionit që përfaqëson.

Ishte dy karrige larg meje dhe pa gjithçka pashë dhe unë.

Ai dhe Federata që drejton po heshtin kur duhet të reagojnë, madje të ndëshkojnë.

Pres gjithashtu që të njohurit dhe miqtë e mi të Tiranës të flasin e distancohen, prej Halilit, Vorpsit, Nallbanit, Tafajt.

Duhet ta bëni!

Fashizmi na turpëron si komb”, shprehet Braçe.