Bomberit i djegin BMW-në, ekipi ngujohet nga tifozët (FOTO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Benevento fitoi 6-0 derbin ndaj Kasertanës dhe ky rezultat mjaftoi që në stadiumin "Pinto" të shpërthente paniku.
Mediat italiane shkruajnë se automjeti tip "BMW", i 'bomberit' Xhanluka De Anjelis u dogj në parking. Fillimisht, u ngritën hije dyshimi për një shkëndijë elektrike, por situata e tensionuar që u krijua pas ndeshjes, rrit mundësinë që kjo të jetë një vepër e tifozëve.
Sipas "La Gazzetta dello Sport", futbollistët dhe stafi teknik i skuadrës mike, Kasertanas, janë udhëzuar nga policia që të mos udhëtojnë drejt vendit të tyre për kushte sigurie.
Edhe pse situata u normalizua në stadim dhe tifozët u tërhoqën pas disa orëve, ekipi është këshilluar që të mos udhëtojë.
Aktualisht, Benevento ndodhet në krye të Grupit C në Lega Pro, me 50 pikë, ndërsa Kasertana renditet e treta me 46 pikë.