Napoli i Hysajt i afrohet Juves, Klose zgjon Lacion (VIDEO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Skuadra e Napolit nuk humb terren në ndjekjen e Juventusit në luftën për titull. Blutë e Sarrit fituan 0-1 në transfertë ndaj Palermos, duke marrë tri pikë mjaft të vlefshme në Serinë A.
Goli i vetëm i këtij takimi u shënua nga Higuain me 11-mertësh në minutën e 23 të pjesës së parë. Një rol të vëshitë në mbajtjen e rezultatit pati reparti i mbrojtjes.
Sipas shtypit italian, mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, luajti një ndeshje të shkëlqyer me skuadrën e tij të Napolit. "Alan është pak nga kudo dhe në të djathtë zinxhiri Kalejon-Hysaj funksionon si duhet",-shkruan gazeta më e madhe sportive në Itali.
Ndërkaq, një rezultat pozitiv mori edhe ekipi i Lacios ndaj Atalantës. Një dopietë e Miroslav Kloses 'nxorri nga letargjia' Lacion, pas disa rezultateve negative në javët e fundit.
