e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Bogdani, ne dyshim per sfiden me Sienen

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Bogdani, ne dyshim per sfiden me Sienen
Erjon Bogdani është në luftë me kohën, për t’u rikuperuar nga dëmtimi muskulor që pësoi më 11 tetor, në sfidën e fundit në Euro 2012 ku Shqipëria barazoi 1-1 me Rumaninë. Më në fund sulmuesi 34-vjeçar do të ketë mundësinë të luajë titullar te Çezena, pas pezullimit të Adrian Mutu dhe kritikave ndaj teknikut Xhampaolo, për lënien e kuqeziut në stol. Megjithatë, prezenca në fushë e Bogdanit kundër Sienës në fundjavë është në pikëpyetje për shkak të tërheqjes në kofshë. Golashënuesi më i mirë i Kombëtares shqiptare vazhdon të stërvitet i diferencuar nën vëzhgimin e stafit teknik, ndërsa për rikuperimin e tij do të pritet deri në minutat e fundit përpara sfidës. “Nuk e di nëse do të arrijmë të rikuperojmë Bogdanin, të shohim. Kam shtatë sulmues dhe do ta gjej një zgjidhje”, tha tekniku Xhampaolo.