e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Ujkani del nga spitali, kerkohet zevendesuesi

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ujkani del nga spitali, kerkohet zevendesuesi
Samir Ujkani ka nisur periudhën e rehabilitimit, pas dëmtimit të frikshëm që pësoi në fytyrë fundjavën e kaluar. Portieri i Novarës u largua nga spitali tri ditë pas operacionit urgjent, të cilit iu nënshtrua pas përplasjes me shokun e skuadrës, Morganela, ku humbi katër dhëmbë, pësoi frakturë në hundë dhe dëmtime në nofull, mollzë dhe çarje në vetull. Numri 1 i përfaqësueses shqiptare do të qëndrojë deri në 40 ditë në regjim absolut, ndërsa qëndrimi i tij jashtë fushave mund të zgjasë për 6-7 ndeshjet e ardhshme të Serisë A. Kjo i ka detyruar drejtuesit e Novarës që të gjejnë një zëvendësues të portierit shqiptar. Alternativa më e mundshme është 38-vjeçari Xhenaro Ieco, që në karrierë ka luajtur mbi 300 ndeshje, në 104 prej të cilave ka mbrojtur ngjyrat e Napolit.