U-17, synohet vendi i pare ne raundin elite
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Me gjithë entuziazmin dhe euforinë që rrethon Kombëtaren, kryesisht ekipin “A”, nuk ndodh shpesh që Shqipëria të arrijë rezultate të larta. Kjo është arsyeja përse kualifikimi i përfaqësueses U-17 në raundin elitë të Europianit 2013 të kësaj moshe është pritur si një eveniment. Skuadrës së drejtuar nga Xhemal Mustedanagiç iu rezervua një pritje heronjsh dje në mesditë në aeroportin “Nënë Tereza”.
Një grup i “Tifozëve Kuq e Zi” krijoi një atmosferë festive në mbërritjen e skuadrës, me flamuj e flakadanë, ndërsa nuk mungoi as interesimi i mediave për heronjtë e vegjël të Shqipërisë. Kjo ishte hera e parë që U-17 kualifikohet në turin e dytë eliminator, që prej edicionit 2002-‘03 dhe e treta në historinë e kësaj grupmoshe. Suksesi ka ardhur për meritë të talenteve kuqezinj, por merita të padiskutueshme ka trajneri boshnjak, që erdhi dy vjet më parë në Shqipëri si krahu i djathtë i Josip Kuzhesë. Ky i fundit e cilësonte boshnjakun, që ka punuar si zbulues talentesh edhe te Dinamo e Zagrebit, si një njeri “me nuhatje të jashtëzakonshme për talentet dhe i pagabueshëm në seleksionimin e futbollistëve me të ardhme”. Kjo u konfirmua në harkun e pak muajve, kur Mustedaganiç përzgjodhi lojtarët, ndërtoi skuadrën dhe e kualifikoi Shqipërinë si skuadër të vendit të dytë në Grupin 12, pas Gjermanisë dhe duke dërguar në shtëpi Sllovakinë dhe Estoninë.
“Qëllimi ynë ishte të merrnim një nga dy vendet e para në grup dhe jam i kënaqur nga paraqitja e skuadrës. Kam pasur shumë besim te kualiteti i këtyre djemve dhe gjithmonë u kam thënë të bëjnë diçka që të mbetet në historinë e futbollit shqiptar: kjo ishte mënyra si i motivoja përpara ndeshjeve. Në brezin aktual kemi lojtarë që do të jenë pjesë e Kombëtares ‘A’, por bëhet fjalë për një proces të gjatë dhe gjithmonë nevojitet shumë punë me ta”, deklaroi Mustedanagiç. Drejtuesi i stolit të U-17 tregoi edhe pengun e tij, ndërsa foli edhe për objektivin në raundin elitë.
Trajneri shtoi: “Më vjen keq që nuk arritëm diçka më shumë me Gjermaninë, pasi provuam t’i merrnim rezultat skuadrës më të mirë të grupit dhe u penalizuam vetëm nga një penallti. Për sa i përket raundit të ardhshëm, do të synojmë vendin e parë, pasi nuk kemi se çfarë të humbim”. Një e vërtetë e padiskutueshme, pasi kuqezinjtë nisen si “out-sider” mes 28 skuadrave që do të ndahen në 7 grupe dhe do të luajnë në turin e dytë në muajin mars 2012. Shorti për kundërshtarët e radhës do të hidhet më 29 nëntor, ndërsa mes skuadrave të kualifikuara përveç Gjermanisë janë edhe Hungaria, Bjellorusia, Danimarka, Italia, Suedia, Gjeorgjia, Islanda e Zvicra (disa prej grupeve kualifikues po luhen ndërkohë, ose ende nuk kanë nisur).
Gjithsesi, Shqipëria do të tentojë të bëjë një tjetër surprizë, duke ëndërruar të jetë mes 7 vendeve të para që kualifikohen në Euro 2012, përkrah organizatoreve të Sllovenisë. Talenti nuk mungon, ndërsa optimizmi vjen edhe nga mosha e lojtarëve. Të gjithë elementët e U-17 janë veçse 16-vjeçarë, ndërsa në skuadër luajnë edhe Arlind Kalaja (15 vjeç) dhe Endri Çekiçi (14 vjeç), me këtë të fundit që u aktivizua si zëvendësues në të tria sfidat.