e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Bogdani: Ne qershor do te 'var kepucet ne gozhde' per t'u ber trajner

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Bogdani: Ne qershor do te 'var kepucet ne gozhde' per t'u ber trajner

Ish-sulmuesi i kombëtares, Erjon Bogdani ka folur për të tashmen dhe atë që do të vijë në muajt në vazhdim, duke ditur që ka 7 muaj pa luajtur.

“Gjithmonë jam pranë futbollit dhe ndonjë kontakt me ndonjë skuadër të mirë e kam pasur. Por, kam vendosur ta lë futbollin. Në qershor ‘var këpucët në gozhdë’ dhe do të marr licencën e trajnerit”, është shprehur Erjon Bogdani.

I mbetur pa ekip pas merkatos së verës, Bogu ka vendosur për të ardhmen.

Ai ka refuzuar oferta që i kanë ardhur nga Shqipëria, si dhe të tjera nga ekipe jashtë Italisë.

Tanimë ai nuk është më pjesë e futbollit të luajtur, pas një karriere të gjatë të nisur në vitin 1994 me Partizanin, më pas në Turqi, Kroaci dhe në fund në Itali, me 7 skuadra të ndryshme mes Serisë A dhe B.

Bogdani ka luajtur 73 ndeshje me 19 gola të shënuar me fanellën kuqezi.