e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Hasi e nis me fitore te thelle aventuren si trajner i Anderlehtit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Hasi e nis me fitore te thelle aventuren si trajner i Anderlehtit

Besnik Hasi e ka nisur me një fitore të thellë aventurën si trajner i Anderlehtit. Ekipi i drejtuar nga gjakovari ka fituar 4:0 ndaj Oostende. Me këtë fitore, Anderlehti renditet i treti në tabelë me 57 pikë, 10 më pak sesa kryesuesit e Standard Liezh dhe 6 më pak sesa Klub Bryzh, që ndodhet i dyti.

Kujtojmë se Hasi e mori drejtimin e gjigandit belg ditë më parë, pas shkarkimit të trajnerit De Brum. Ish- mesfushori i Kombëtares shqiptare prej vitesh ishte ndihmës trajner i De Brum-it dhe kryesia e klubit vendosi që t’ja besoj atij drejtimin e ekipit.