Blerja e 4-t e madhe e Milanit vjen nga Madridi
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Sipas raportimeve më të fundit që vijnë nga mediat italiane, Milani po kërkon shërbimet e mesfushorit të Atletico Madridit, Arda Turan. Galliani e dëshiron me çdo kusht Turanin në skuadrën e tij, lojtar ky i cili ka qenë njëri nga lojtarët kryesor për skuadrën e Atletico Madridit gjatë viteve të fundit.
Dhe klauzola e lartë e blerjes së Ardas e cila është plotë 41 milionë euro, duket se nuk do të jetë ndonjë problem shumë i madh për skuadrën nga San Siro. Milan është shumë pranë tëfinalizimit të marrëveshjeve për transferimin e lojtarëve si Jackson Martinez, Zlatan Ibrahimovic dhe Geoffrey Kondogbia.