e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

De Biazi-Fiorentines: Bli tre shqiptaret e Bazelit, jane super

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
De Biazi-Fiorentines: Bli tre shqiptaret e Bazelit, jane super

Trajneri i Shqipërisë, Xhani De Biazi, ka folur për Radio Toscana për tre lojtarët e Bazelit, futbollistë të kombëtares shqiptare, të cilët mund të ndjekin Paulo Souzën në aventurën e tij në Firence: "I pari është Taulant Xhaka mund të luajë në role të ndryshme, por në mënyrë të veçantë nga anësor. Pastaj është Gashi, sulmuesi i Bazelit që ka lehtësi mbresëlënëse në gjetjen e portës. Së fundmi Ajeti, mbrojtësi i '93-it shumë premtues. Paulo Sousa, në Zvicër, kishte një ekip shumë të mirë, me shanse të mira për të fituar më shumë se të tjerët, por edhe në Champions e ka tejkaluar grupin.

Unë mendoj se si trajner ka përvojën e duhur ndërkombëtare për të bërë mirë te Fiorentina", është shprehur Xhani De Biazi. Ndërkaq Taulant Xhaka vazhdon të jetë shumë i lidhur me Kosovën. Lojtari i Bazelit dhe kombëtares shqiptare, me të përfunduar sezonin në Zvicër, ku edhe u shpall kampion, ka vendosur të pushoj në vendlindje. Xhaka, është parë në Prishtinë, dhe interesimi për të marrë një fotografi me të, është i madh. Madje, ai nuk refuzon të bëjë edhe shqiponjën, shkruajmë mediat online.

Po kështu deklarata e kapitenit të Shqipërisë, Lorik Cana për një largim të mundshëm nga Lacio ka tërhequr vëmendjen e klubeve anembanë Europës. Vera pritet të kthehet në një telenovelë përsa i përket të ardhmes së Canës pasi është shtuar ndjeshëm interesimi për numrin 27 të bardhekaltërve. Një ditë më parë mediat italiane dhe ato franceze bënin të ditur që emri i Canës është përfolur si pjesë e tratativës që çon Florian Thauvin në kryeqytetin Italian, me Lorikun që do të rikthehej në Marsejë.

Por së fundmi dalin në skenë dy skuadra me emër në Bundesligën Gjermane. Borusia Mynshegladbah dhe Verder Bremen kanë trokitur në dyert e Lacios për tu interesuar rreth të ardhmes së 32 vjeçarit një lajm i cili konfirmohet nga faqja e specializuar për lëvizjet në merkato Calciomercato.com. Vetë futbollisti ka pranuar shpesh herë se e tërheq ideja për të luajtur në Bundesligë, dhe emrat e interesuar janë nga ata që të grishin. Për të kuptuar se e ardhmja e Lorikut është larg Lacios mjafton të shohësh që Igli Tare po këmbëngul për mbrojtësin e Ludogorets, Razgrad Georgi Terziev, që cilësohet si alternativa më e mirë për mbrojtjen bardhekaltër pas largimit të kapitenit të përfaqësueses shqiptare.

Në fund “tuttomercatoweb”, shkruante dje se Napoli do ta ketë të vështirë transferimin e mbrojtësit të kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, pasi Shalke 04 pritet të ofrojë pesë milionë euro për lojtarin. Shalke do të shesë japonezin Uchida dhe krahu i djathtë do t’i besohet talentit shqiptar, i cili ka spikatur këtë edicion në Serie A me Empolin. Oferta e Napolit për Hysajn ka qenë katër milionë euro, ndërsa shkodranit tani i mbetet se cilën skuadër të kaltër ta zgjedhë, atë gjermane apo italiane. Gjithsesi, Hysaj mbetet në treg dhe shumë shpjet e ardhmja e tij do të vendoset përfundimisht.

Në fjalën e tij, Sokol Cikalleshi në prezantimin e tij sot, ka vlerësuar klubin turk si ndër më ambiciozët në kampionat. “Kam luajtur edicionin e kaluar në Shqipëri dhe në kampionatin kroat me Splitin, por edhe me kombëtaren shqiptare. Shpresoj që të bëj një paraqitje mjaft të mirë edhe në kampionatin turk me ekipin e ri. Klubin e Istanbul Basakesehir e zgjodha për shkak të vizionit në kampionat dhe Europë që kanë drejtuesit”,ka mbyllur Cikalleshi.

Memushaj ikën nga Peskara

Ledian Memushaj trashëgimtari Valdifiorit te  Empoli? Ndoshta. Ka shumë të ngjarë, edhe pse nuk jepet ndonjë lajmm zyrtar. Sepse mesfushori shqiptar i Peskarës është nën orbitën e disa klubeve në Serie A. “Delfini” pret dhe po vlerëson ofertat, por vendimi për largimin është marrë dhe është gati për t’u bërë zyrtar. Në orët e fundit, është mësuar nga “Sportag”, dhe e konfirmuar nga gruaja e futbollistit. Lojtari u ka thënë në konfidencë miqve se: "Vështirë se do të takoheni përsëri". Shkurt Memushaj është larg skuadrës së fundit ku ka luajtur përtej Adriatikut.