E Enjte, 19 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Biletat te merkuren ne treg, ja vendet ku do te shiten

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Biletat te merkuren ne treg, ja vendet ku do te shiten

Me anë të një deklarate në faqen zyrtare të FSHF-së, njoftohet se duke filluar nga dita e mërkurë tifozët shqiptarë do të kenë mundësi të tërheqin biletat për ndeshjen Shqipëri-Danimarkë e vlefshme për Eliminatoret e Kampionatit Europian Francë 2016. Pikat e shitjeve të biletave do të jenë pranë stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa” si dhe në Elbasan, pranë teatrit “Skampa”

“Federata shqiptare e Futbollit, njofton të gjithë tifozët shqiptarë të interesuar për të pajisur me bileta për të ndjekur ndeshjen Eliminatore të Kampionatit Europian Francë 2014, se shitja e tyre në treg do të nisë në mëngjesin e ditës së mërkurë. Ata do të kenë mundësi ti blejnë ato, në pikën e shitjes në Tiranë pranë stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa” dhe në Elbasan, pranë teatrit “Skampa” të këtij qyteti”, thuhet në njoftim.