e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Chelsea mund Arsenalin, Wenger konfliktohet me Murnihon

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Chelsea mund Arsenalin, Wenger konfliktohet me Murnihon

Chelsea i Jose Murinios vijon marshin e saj të fitoreve. Kësaj here përballë ishin topçinjtë e Londrës, të cilët kapitulluan me një 2-0 të pastër, një gol për çdo pjesë. Eden Hazard ndezi fillimisht takimin me një gol të shënuar përmes një 11-metërshi, ndërsa i përhershmi Diego Costa futi në agoni skuadrën e Arsen Wenger në minutën e 78.

Gjatë ndeshjes pati dhe një konflikt mes dy teknikëve, Arsen Wenger dhe Murinhos, i cili iu afrua pankinës kundërshtare duke kërkuar shpjegime mbi disa akuza të lëshuara prej tyre, ndërsa Wenger u ngrit në këmbë dhe shtyu fizikisht portugezin drejt pankinës së tij.

Ajo që ra në sy gjatë përplasjes ishte vështrimi fisnik i Wenger që gjatë përplasjes me kolegun kishte vetulla të ngrysura dhe sytë të ngulitur si një shqiponjë tek gjahu i saj. Murinho nga krahu tjetër më shtatshkurtër se francezi vetëm fyente pa pushim kolegun, por shikimi i tij lëvizte nga Wenger tek pankina, si për t’i thënë francezit se inati nuk është ndaj teje, por ndaj një personi të caktuar në pankinë. Sakaq, Chelsea vijon të jetë në krye të renditjes se Premier Ligës 19 pikë, e ndjekur nga Citi me 14 pikë.