e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Biletat ne treg te zi, rebelohen tifozet korcare

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Biletat ne treg te zi, rebelohen tifozet korcare

Në Korçë, biletave po u vjen fundi. Në të gjitha vendet e tribunës përballë dhe asaj prapa porte, ka mbetur vetëm një numër i limituar biletash, sidomos ato të radhëve të para, ku tifozët nuk shohin thuajse asgjë si pasojë e banerave të shpalosura në stadium.

Deri pasditen e djeshme, sipas të dhënave të fundit nga klubi, bëhet fjalë për një shitje në masën më të lartë që është dëgjuar ndonjëherë në një ndeshje të Skënderbeut. Nga llogaritjet e fundit, janë afro 10 mijë bileta të shitura. Një interesim i madh që ka lënë edhe mjaft të pakënaqur.

Pikërisht më të pakënaqurit janë ata që nuk kanë mundur të sigurojnë biletë në vendin dhe tribunën e dëshiruar dhe kjo si pasojë e interesit të madh, por edhe tregut të zi që lufton padrejtësisht tifozët e Skënderbeut dhe u mohon atyre biletën për të ndjekur ndeshjen.

Një histori e tillë është apeluar ditën e djeshme nga një pjesë e madhe sportdashësish, që kanë kontaktuar me gazetën, duke u shprehur atyre pakënaqë- si për këtë çështje. Sipas një pjese të tifozëve korçarë, ditët e fundit është vënë re një fenomen mjaft i keq.

Një numër i caktuar individësh paraqiteshin në pikat e shitjes dhe merrnin mbi 50 deri në 100 bileta, të cilat, sipas tyre, përfundojnë në treg të zi. Pikërisht kjo ka qenë ankesa e disa tifozëve, që veç të tjerash akuzojnë se një veprim i tillë, që bëhet për qëllime përfitimi, po u mohon atyre të drejtën për të ndjekur ekipin e zemrës nga stadium.

Kur deri në këto momente shitja po shkonte shumë mirë dhe interesi ishte i madh, sigurisht fakti i daljeve të biletave në tregun e zi e prish disi bukurinë që kishte marrë pragndeshja e Skënderbeut me Dinamon e Zagrebit. Mësohet se biletat janë shitur me çmime dy deri në tri herë më të larta në treg të zi. Fluksi ka qenë i madh, pasi mëngjesin e djeshëm kishin mbetur pa u shitur edhe afro 1500 bileta.