e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Bicaj përplaset me Bathën në stërvitje, kënaqet Agostineli

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Bicaj përplaset me Bathën në stërvitje, kënaqet Agostineli

Merkatoja e dimrit ka sjellë shumë ndryshime në kampin e kuq. Prurjet e shumta dhe stafi i ri teknik kanë bërë që askush të mos e ketë të sigurt vendin në formacion. Për këtë arsye, seancat stërvitore të Partizanit karakterizohen nga rivaliteti, grinta, si dhe dëshira për të fituar edhe në ndeshje brenda grupit.partizani agostineli racic batha Ndryshimi i klimës ka bërë që në dy muajt e fundit të ketë "xixa" gjatë përgatitjeve, përplasje të cila mbeten brenda konturit të fushës stërvitore. Kërkesa e llogarisë mes njëri-tjetrit është e madhe dhe përplasjet e kanë burimin te ndonjë top i padhënë, një pasim jo i saktë, shpërdorim para portës, apo gabim në mbrojte.

Konkurrenca është madhe, ku për çdo pozicion luftojnë të paktën dy lojtarë. Përpos kësaj, ajo që e shton adrenalinën në stërvitje është edhe mendimi i trajnerit italian, i cili ka deklaruar se askush nuk e ka të sigurt vendin.

Agostineli ka pohuar se formacionin e bazon tek ajo çfarë japin lojtarët gjatë javës stërvitore dhe në ndeshje. Përplasja e fundit te Partizani ka ndodhur në pjesën e fundit të seancës së djeshme, ku Bicaj dhe Batha kanë debatuar gjatë një minindeshjeje kontrolli brenda grupit.

Gjithçka ka qenë në kuadrin e fjalëve në distancë, ndonëse me tone të larta. Trajneri Agostineli, pasi është sqaruar nga ndihmësit për situatën që po zhvillohej në shqip, i ka urdhëruar të dy lojtarët që të ndërpresin stërvitjen dhe të shkonin në dhomat e zhveshjes, në mënyrë që Bicaj dhe Batha të qetësoheshin.

Politika e trajnerit- Përplasja e djeshme mes dy futbollistëve të kuq nuk e ka shqetë- suar trajnerin Agostineli. Madje, burime pranë italianit bëjnë me dije për "Panorama Sport" se trajnerit ndihet i kënaqur kur ka situata të tilla në ekip.

Shumëkush mund të ndihej i shqetësuar për përplasjet mes lojtarëve në ekip, por derisa gjithçka është brenda kuadrit të fushës dhe subjekti ka të bëjë me ritmin dhe rrjedhshmërinë e stërvitjes, Agostineli ndihet i kënaqur.

Italiani nuk preferon një ekip të përgjumur, por rivalitetin dhe egon në stërvitje e shikon si mënyrë karikimi para ndeshjeve të fundjavës. Pastaj, Agostineli e ka treguar veten se kur ka diçka për të thënë, siç ishte rasti i Mazrekajt, nuk kursen asnjë dhe ua thotë hapur në sy.