Barbara Berluskoni, takim me Tohirin. Arsyeja?
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Barbara Berluskoni, presidenti i Interit, Erik Tohir, dhe administratori zikaltër, Mikale Bolinbruk, janë takuar gjatë ditës së djeshme për të folur mbi të ardhmen e stadiumit "San Siro".
Mbledhja është zhvilluar pranë ambienteve të selisë së klubit kuqezi "Casa Milan" dhe mësohet se ky takim ka zgjatur më shumë se një orë.
Sipas të dhënave pranë dy klubeve, flitet se drejtuesit e Milanit dhe Interit kanë rënë dakord për të investuar një shifër të rëndësishme për modifikimin e impiantit, i cili në këtë sezon do të jetë edhe arena ku do të luhet finalja e Ligës së Kampionëve.
Sakaq, në ditët e ardhshme është në program edhe një tjetër takim me palëve, që kanë treguar edhe një herë tjetër frymën e bashkëpunimit mes tyre