Besnik Hasi, trajner i Belgjikes pas largimit te Wilmotts?
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Se Besnik Hasi po habit të gjithë me sukseset e tij në krye të Anderlehtit, kjo është evidente. Por se mund të fitonte zemrat e belgëve kaq shpejt, këtë s’besoj ta ketë pritur edhe vet ai. Lajmet e fundit nga Belgjika parashikojnë një të ardhme të ndritur për ish mesfushorin e Kombëtares Shqiptare. Uebfaqja dhnet.be e sheh Hasin si pasardhësin e trajnerit të Kombëtares Belge Mark Wilmotts.
“Besnik Hasi që prej marrjes së drejtimit të Anderlehtit, ka heshtur të gjithë kritikët. Shqiptari ka ndryshuar mentalitetin e skuadrës dhe ka e rikthyer atë drejt sukseseve, duke lënë nën hije paraardhësit e tij, Jacobs dhe Jogn va nden Brom. Klubet evropiane mund të mendojnë për të. Ai mund të bëhet njëri nga pasuesit e mundshëm të Mark Vilmotsit”, shkruan “dhnet.be”.
Ndryshe Hasi kishte qenë në “pole-position” për ta marrë udhëheqjen e Kombëtares Shqiptare por në momentin e fundit u tërhiq çka bëri që në krye të kuqzinjëve të vinte italiani, Xhani De Biazi.