Shkelqen Lampard, Siti i zgjat huazimin
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mançester Siti rinovon marrëveshjen e huazimit të mesfushorit Frenk Lampard nga Nju Jork Sity FC. Ish-futbollisti i Çelsit, i cili shënoi kundër ish-klubit të tij në barazimin 1-1 në fundjavë, do të qendrojë te Siti deri në shkurt, para se të transferohet në kampionatin amerikan të futbollit, MLS.
Gjatë qëndrimit në Premier Ligë te Mançester Siti edhe pas vitit 2014, ai mund të ketë gjasa të përballet sërish me ish-skuadrën e tij. Çelsi dhe Mançester Siti do të përballen më 31 janar, në takimin e kthimit në “Stemford Bridxh”.