e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Besart Berisha premton: Do te qetesohem!

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Besart Berisha premton: Do te qetesohem!
Besart Berisha ka premtuar se në të ardhmen do të mundohet të jetë më i qetë në fushë, për të respektuar kundërshtarët dhe shokët e skuadrës. Sulmuesi shqiptar vazhdon të jetë protagonist me gola por edhe me zënkat e tij të zakonshme në fushë, ku shpesh debaton ashpër me pjesëtarët e tjetër të ekipit qoftë edhe për në pasim të gabuar.

“Duhet të jem më profesionist, duhet të mendoj çfarë është më e mira për skuadrën dhe klubin e të mos përfshihem te të gjithë këto gjëra që ndodhin në fushë”, tha ai për mediat australiane. Zënka e tij e fundit ishte me sulmuesin tjetër të skuadrës, Nakazhima-Ferran, pas një aksioni ku Berisha u mundua të pasonte topin me finte në vend që t’ia jepte lehtësisht shokut të skuadrës që ishte në pozicion të favorshëm për të shënuar. “Ai u mërzit shumë. Duhej t’i kisha pasuar dhe jo ta harkoja topin ashtu siç bëra. Ka raste që marrim vendime të gabuara”, pranoi fajin e tij Berisha.