e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Ibrahimovic: Barcelona, skuader shume e forte

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ibrahimovic: Barcelona, skuader shume e forte
Sulmuesi i skuadrës së Milanit, Zllatan Ibrahimoviç thotë se skuadra e tij e kishte të lehtë më skuadrën e Romës dhe se ndeshja e së mërkurës kundër Barcelonës do të jetë shumë e vështirë. “Të mërkurën kemi përballë një skuadër shumë të fortë siç është Barcelona, e cila nuk do të jetë si skuadra e Romës”, tha ai. Sulmuesi suedez i kuqezinjve me dopietën kundër skuadrës së Romës arriti në kuotën e 22 golave në 23 ndeshje. Dopieta që shënoi të shtunën ishte e katërta në kampionat për Ibrahimoviç.

Dy dopieta i ka shënuar kundër Romës, një kundër Novarës dhe një dopitë kundër Chievos. Skuadra e Milanit me Ibrahimoviç në formacion ka qenë shumë rezultative në lojë dhe rezultat. Skuadra e Milanit është e para në renditjen e kampionatit italian dhe një meritë e veçantë i shkon lojtarit suedez.

Në rastet kur suedezi ka munguar, skuadra e drejtuar nga trajneri i Masimo Alegri ka hasur vështirësi dhe paqëndrueshmëri në lojë. Të mërkurën skuadra e Milanit do të  ndeshet me skuadrën që ka në gjirin e saj lojtarin më të mirë në botë momentalisht, Leonel Mesin. Ndeshja me Barcelonën është e vlefshme për çerek-finalet e kupës së kampioneve dhe fituesja do të ndeshet në gjysëm-finale më fituesin e çiftit Çelsi-Benfika.